UBT News

Quni: Qeveria të miratojë dokumentet strategjike të sigurisë nacionale

Në debatin për gjendjen e sigurisë në Kuvend, deputeti i LDK-së, Anton Quni ka adresuar disa prioritete që qeveria, sipas tij, duhet t’i ketë parasysh.

Ai ka thënë se ekzekutivi duhet të miratojë dokumentet strategjike të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes.

“Mendoj se me prioritet do të duhej të hartohen, miratohen dhe implementohen dokumente strategjike siç janë ajo e sigurisë nacionale dhe e mbrojtjes, të cilat si dokumente referuese do të shërbejnë për kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e sigurisë. Kujdes i veçantë në zhvillim më të shpejtë të kapaciteteve të pota të gjithë institucione të sigurisë, siç janë personeli personal, infrastruktura fizike, pajisjet dhe funksionimi i tyre në tërësi”, ka thënë ai.

Deputeti Quni ka thënë se në situata të krizave, duhet të ketë rezerva shtetërore.

“Në situatat kur ndonjë rrezik është në kohëzgjatje dhe intensitet të lartë duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë tonë: e kam fjalën për rezervat shtetërore siç janë derivatet, ushqimi, medikamentet, produktet higjienike”, ka thënë ai.

Exit mobile version