UBT News

Qumështi i plotë rikthehet në qendër të debatit: luks apo pjesë e një diete të shëndetshme?

Me rreth 152 kalori dhe 8 gramë yndyrë për një gotë, qumështi i plotë dikur shihej si i pashëndetshëm.

Sot, ekspertët theksojnë se tabloja është shumë më komplekse. Madje, në SHBA po diskutohet edhe rikthimi i tij në menytë shkollore, duke hapur një debat të gjerë mbi vlerat e tij ushqyese (Food & Wine).

Çka e dallon nga qumështi me pak yndyrë?

Sipas Kathy Brown, dietologe dhe presidente e Këshillit Kombëtar për Produktet e Qumështit, përbërja ushqyese e qumështit nuk ndryshon ndjeshëm nga versionet me pak yndyrë – ndryshon vetëm përmbajtja e yndyrës dhe kalorive:

Qumësht i plotë: 152 kalori, 8 g yndyrë

2% yndyrë: 122 kalori, 4 g yndyrë

1% yndyrë: 106 kalori, 2 g yndyrë

Qumështi i skremuar: 84 kalori, pa yndyrë

Lauren Twig sqaron se qumështi ka 3.25% yndyrë, identike me përbërjen natyrale të qumështit të freskët, gjë që i jep shijen dhe teksturën karakteristike.

Pse u konsiderua problematik?

Në vitet ’80 dhe ’90, qumështi u kritikua për përmbajtjen e yndyrnave të ngopura, që mendohej se rrisnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një hulumtim i 2025, botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, nuk gjeti dallime të rëndësishme në rrezikun kardiovaskular mes konsumuesve të qumështit dhe atij me pak yndyrë. Ekspertët theksuan se më e dëmshme për zemrën është dieta e pasur me ushqime të ultraprocesuara, jo lloji i qumështit.

Edhe sipas Harvard Health, yndyrnat e ngopura nga produkte natyrale si qumështi nuk kanë të njëjtin efekt negativ si yndyrnat e marra nga ushqime të shpejta apo industriale.

Përfitimet ushqyese:

ruajtjen e ngopjes,

sigurimin e energjisë,

rigjenerimin e muskujve.

Sipas Dr. Angela Holliday-Bell, këto përfitime janë të rëndësishme tek fëmijët. Gjatë 1000 ditëve të para të jetës, nga shtatzënia deri në moshën 2 vjeç qumështi i lopës ofron 7 nga 14 lëndët ushqyese kyçe për zhvillimin e trurit.

Përmbajtja natyrale e elektroliteve e bën qumështin pije efektive për hidratim, shpesh më të mirë se pijet sportive.

Ai është gjithashtu një nga burimet më të lira të kalciumit dhe vitaminës D.

Është zgjedhja më e mirë?

rrit ndjesinë e ngopjes,

mund të ndihmojë në kontrollin e peshës,

përmirëson metabolizmin.

Studimet tregojnë se fëmijët që konsumojnë qumësht të plotë kanë më pak gjasa të bëhen obezë, ndërsa tek të rriturit ai lidhet me një rrezik më të ulët për diabetin tip 2.

Sa rekomandohet të pimë?

Ekspertët këshillojnë moderim dhe zgjedhjen e qumështit të pasterizuar, pa sheqer apo aroma artificiale

Fëmijët deri 2 vjeç: deri 2 gota në ditë

Fëmijët 2–3 vjeç: 2–2.5 gota

Fëmijët 4–8 vjeç: 2.5 gota

Fëmijët më të mëdhenj & të rriturit: 3 gota (përfshirë kos dhe djathë)

Qumështi i plotë nuk është më “armik” i shëndetit siç shihej dikur. Me konsum të moderuar, ai mund të jetë pjesë e një diete të balancuar dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version