Nuk është për t’u habitur që patatet janë zgjedhur për tu shëndrruar në qumënshtin më të ri në treg me bazë bimore.
Në fund të fundit, ato falin shumë përfitime shëndetësore, sepse janë plot me vitamina dhe lëndë ushqyese.
Por sa i shëndetshëm është ai në krahasim me llojet e tjera me bazë bimore? AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.
Përmbajtja e proteinave
Problemi me këto lloje qumështi është se kanë shumë më pak vitamina dhe lëndë ushqyese sesa përbërësi i papërpunuar.
Për shembull, bajamet janë burime të shkëlqyera të proteinash. Ato përmbajnë mbi 20 g proteina për 100g.
Por pas përpunimit ndodh që në 100 ml qumësht bajamesh, të ketë rreth një gram proteinë.
Kjo është e njëjta sasi që do të gjenit edhe në 100 ml qumësht tërshëre.
Qumështi i sojës është më i mirë pasi përmban më shumë kokrra soje në krahasim me qumështin e bajames.
Ai ka rreth 3-3,5 g proteina për 100 ml. Kjo shifër është afërsisht e njëjta sasi proteinash që do merrni për të njëjtën sasi me qumësht lope.
Njëjtë si qumështi i lopës, ai i sojës përmban aminoacide thelbësore të cilat trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë natyrshëm.
Ndërsa në rastin e patateve, ato vetë janë të ulëta në proteina. Kjo do të thotë se pas përpunimit, qumështi i patates përmban më pak se 0,5 g proteina për 100 ml.
Pra nëse doni që qumështi juaj me bazë bimore të përmbajë proteina, ai i sojës ose i bajameve mund të jenë zgjedhja më e mirë.
Sheqernat
Ashtu si qumështi i lopës edhe ato me bazë bimore mund të përmbajnë sheqerna të shtuara.
Qumështi i patates së ëmbël përmban rreth 1.8 g sheqer për 100 ml.
Kjo është pak më pak në krahasim me produktet e tjera që përmbajnë rreth 2 deri në 3,5 g sheqer të shtuar për 100 ml.
Pra, në këtë kategori, qumështi i patates del në krye.
Përmbajtja e yndyrës
Meqenëse patatet janë natyralisht të ulëta në yndyrë, qumështi i tyre ka një strukturë më të ngjashme me ujin. Kjo është arsyeja pse shtohet yndyrë në të.
Rritja e yndyrës bëhet edhe që shija të jetë më afër qumështit gjysmë të skremuar.
Ndërsa qumështi i bajames dhe sojës përmbajnë vetë yndyrna, kështu që nuk kanë nevojë për vaj shtesë.
Në krahasim me llojet e tjera, qumështi i patates është më i lartë në yndyrna të pangopura, të cilat mendohet se janë më të mira për zemrën.
Vitaminat
Qumështi i patateve, nga pikëpamja ushqimore është i fortifikuar me vitamina dhe minerale të rëndësishme.
Por duke qenë se përmban disa përbërës të rafinuar, teknikisht mund të llogaritet si një ushqim shumë i përpunuar.
Të tilla ushqime lidhen me disa sëmundje kronike. Megjithatë ende nuk mund të thuhet nëse qumështi i patates ka rreziqe të ngjashme./AgroWeb.org