Matja e tensionit të gjakut dhe vlerat normale
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, tensioni i lartë i gjakut njihet si një vrasës i heshtur dhe shpesh simptomat shfaqen kur organet vitale si zemra apo veshkat janë dëmtuar prej tij.
ISHP sqaron se tensioni normal dhe i shëndetshëm i gjakut duhet të jetë më poshtë se 120/80mmHg.
Në qoftë se tensioni i gjakut është mbi 120/80 mmHg, por më pak se 140/90 mmHg, atëherë njeriu rrezikohet nga hipertensioni. Prandaj në këtë pikë duhen marrë hapa të menjëhershëm për të përmirësuar stilin e jetës.
Në qoftë se tensioni i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të konsultoheni me një mjek për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.
Ushqyerja dhe hipertensioni
Trajtimi i këtij problemi nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës kërkon edhe një qasje më të kujdesshme në ushqyerje.
Në larminë e ushqimeve të përditshme ka syresh që e rrisin tensionin e të tjerë që e ulin atë.
Ushqimet e yndyrshme kanë një rol rritës të tensionit të gjakut.
Këtu mund të përmendim qumështin, i cili kur është me yndyrë të plotë, nuk është i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut.
Ekspertët këshillojnë konsumin e qumështit pa yndyrë sepse kjo e fundit, veçanërisht kur është e përpunuar rrit jo vetëm rrezikun e mbipeshës por edhe të hipertensionit.
Pesha e tepërt për një pacient që vuan nga hipertensioni është e rrezikshme dhe mund të përkeqësojë situatën.
Ekspertët thonë se të rriturit duhet të konsumojnë 3 filxhanë çaji produkte bulmeti dhe të zgjedhin gjithmonë variantet pa yndyrë.
Nëse ju pini qumësht për të marrë kalçium, ekspertët këshillojnë që ta merrni atë edhe nga ushqime të tjera të pasura me kalçium por pa yndyrë.
Këtu mund të mësoni për listën e ushqimeve më të pasura me këtë mineral.
Sipas ISHP-së tensioni i gjakut është lehtësisht i matshëm jo vetëm në shtëpi por edhe në klinika mjekësore, qendra shëndetësore apo farmaci.
AgroWeb.org ju këshillon që të bëni matjen e tensionit dhe të pulsit tre herë në ditë ku secila matje duhet bërë minimalisht 2 minuta pas të parës. /AgroWeb.org