UBT News

Qualcomm dhe Microsoft së bashku për Metaversin

Në panairin ”Consumer Electronic Show”, që po zhvillohet në Las Vegas, kompanitë Qualcomm dhe Microsoft njoftuan një bashkëpunim për të zhvilluar produkte dhe shërbime kushtuar Metaversit.

Ideja e një platforme të realitetit virtual dhe të shtuar për komunikim dhe argëtim, e paraqitur në fund të 2021 nga Mark Zuckerberg, ngjalli një interes të ri për projektet e reja dhe ekzistuese të të mëdhenjve të teknologjisë së lartë.

Qualcomm dhe Microsoft do të bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme, duke filluar me furnizimin e çipave të projektuar posaçërisht për syzet dhe shikuesit e ardhshëm të realitetit të përzier, të ndërtuara nga Microsoft dhe partnerët e tij.

“Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të përshpejtuar në Metavers”, tha Hugo Swart, nënpresident dhe menaxher i përgjithshëm i Qualcomm Technologies.

Exit mobile version