Puna ekipore e mjekëve të disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës ka shpëtuar jetën e një 55-vjeçari të therur me thikë.
Pacienti i therur me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jeta që po rrezikohej çdo moment.
Përveç lëndimit të aortës së gjoksit kishte dhe dëmtim të pjesërishëm të palcës së kurrizit.
Operacioni ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë.
Lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin. Në QKUK është hera e parë që kryhet ky lloj i intervenimit të rëndë.