Qiproja ka regjistruar rastet e para të variantit të ri të COVID-19, që së pari u shfaq në Indi. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ku u bë e ditur se ata persona u izoluan dhe u karantinuan menjëherë pasi arritën në ishull.
Autoritetet shëndetësore thonë se pozitiv me këtë variant rezultuan katër persona, ndërsa me variantin e Afrikës së Jugut rezultuan pozitiv dy persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ata ishin kthyer nga India, Pakistani, Filipinet dhe Nepali, vende nga të cilat njerëzve u duhet lejet speciale për të udhëtuar në Qipro, duhet të testohen para ose pas arritjes dhe karantinën dyjavore e kanë të detyrueshme.
Ata janë në karantinë dhe nuk kishin kontakt me njerëz të tjerë./UBTNews