Qindra persona kanë vdekur si pasojë e sulmit në një spital në Gaza të martën.
Dr.Ashraf Al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, tha se kjo është situatë “e papërshkrueshme”.
“Ekuipazhet e ambulancës janë ende duke larguar trupat e pajetë”, tha Al-Qudra në një deklaratë të mërkurën, teksa njoftoi se “shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra”.
Ai shtoi se numri i viktimave dhe të lënduarve “tejkaloi aftësitë e ekipeve mjekësore dhe ambulancave”.
Hamasi, i cili kontrollon enklavën, tha se mbi 500 persona janë vrarë si pasojë e sulmit./UBTNews/