Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të të nxehtit gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të haxhit mysliman në Mekë mes temperaturave ekstreme deri në 49 gradë Celsius.
Prej tyre 165 indonezianë, raportoi CNN Indonesia, teksa citoi zyrën e Menaxhimit të Haxhit të Konsullatës së Përgjithshme të vendit në Arabinë Saudite. Gjithashtu edhe autoritetet e shteteve tjera konfirmuan se të paktën 41 jordanezë, 35 tunizianë dhe 11 iranianë kanë vdekur.
Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi të mërkurën se edhe 22 jordanezë të tjerë janë të zhdukur dhe 26 iranianë janë të shtrirë në spital. Disa prej viktimave nga Irani vdiqën për shkak të të nxehtit, ndërkaq të tjerët kishin edhe sëmundje të tjera.
Numri i viktimave mund të rritet, pasi Arabia Saudite dhe Egjipti ende nuk i kanë publikuar shifrat zyrtare./UBTNews/