UBT News

Qindra OJQ kërkojnë ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus

Qindra grupe të shoqërisë civile dhe OJQ të premten u bënë thirrje qeverive në mbarë botën të “refuzojnë dhe ndalojnë çdo import të lëndëve djegëse fosile nga Rusia” në mënyrë që të ndërpresin burimin kryesor të të ardhurave për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, përcjell UBT News.

Përafërsisht 40 për qind e buxhetit federal të Rusisë vjen nga të ardhurat nga nafta dhe gazi, të cilat përbëjnë gjithashtu rreth tre të pestat e eksporteve ruse.

Rreth 40 për qind e nevojave të gazit natyror të Evropës furnizohen nga Rusia, me Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë veçanërisht të varura.

“Ne ju bëjmë thirrje që urgjentisht të punoni me kolegët tuaj evropianë për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj varësie nga karburantet fosile”, thuhej në letër, duke iu drejtuar importuesve të tjerë të naftës dhe gazit rus, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Kina, India dhe Japonia. .

Nënshkruesit përfshinin gjithashtu zyrtarë ukrainas dhe organizata të shumta të shoqërisë civile./UBTNews/

Exit mobile version