Qindra mijëra protestues u mblodhën në Varshavë të dielën, në 34-vjetorin e zgjedhjeve të para demokratike të Polonisë pas luftës, për një marsh të cilin opozita liberale e organizoi për t’i dhënë fund gati tetë vjetëve të sundimit nacionalist gjatë këtij viti.
Turmat marshuan me pankarta në të cilat shkruhej “E lirë, Polonia evropiane”, “Bashkimi Evropian po, PiS jo”, duke iu referuar partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Disa mbanin maska të liderit të partisë në pushtet, Jaroslaw Kaczynski dhe kishin të shkruar fjalën “turp”. Sipas organizatorëve, gjysmë milioni njerëz morën pjesë në këtë marsh. U protestua edhe në qytete tjera polake.
“Mora pjesë në disa marshe, por s’kam parë diçka të tillë me kaq energji, më duket se kjo protestë është sikurse ajo e 4 qershorit të 1989”, tha Jacek Gwozdz./UBTNews/