Lufta e Izraelit në Gaza ka sjellë krizën e urisë me “shpejtësi të jashtëzakonshme”, tha shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara për CNN të hënën, derisa paralajmëroi se qindra mijëra palestinezë po vdesin urie në enklavën e rrethuar.
“Pjesa më e madhe e 400 mijë banorëve të Gazës të karakterizuar nga agjencitë e OKB-së si të rrezikuar nga uria në të vërtetë po përballën me krizë urie e nuk janë vetëm në prag të krizës së urisë”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths.
“Ka sjellë urinë me një shpejtësi kaq të jashtëzakonshme në frontin e linjave”, deklaroi ai.
Javën e kaluar, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Izraeli nuk ua ka lejuar hyrjen furnizimeve kritike në Gazën veriore. Gjithashtu Izraeli ka akuzuar agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë se nuk ka bërë mjaftueshëm dhe se ka “ngecur” me progres.
Mbi 24 mijë njerëz janë vrarë në Gaza dhe mbi 60 mijë të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë./UBTNews/