UBT News

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm në Ukrainë, thotë Zelensky

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses në ujë normal të pijshëm që nga thyerja e digës Kakhovka, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se të paktën “dhjetëra mijëra” njerëz janë ende të bllokuar në zonë.

Duke shkruar në Telegram këtë mëngjes, ai tha “Shërbimet tona, të gjithë ata që mund të ndihmojnë njerëzit, janë tashmë të përfshirë. Por ne mund të ndihmojmë vetëm në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Nga ana e pushtuar nga Rusia, pushtuesit as që po përpiqen të ndihmojnë njerëzit”.

Zelensky dënoi sulmin e digës duke thënë se ai u krye nga forcat ruse dhe ishte “absolutisht i qëllimshëm”.

“Terroristët rusë kanë vërtetuar edhe një herë se janë një kërcënim për çdo gjë të gjallë”, shtoi ai.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerjen e digës, megjithatë pretendimet e palëve ndërluftuese nuk janë verifikuar nga BBC./UBTNews/

Exit mobile version