Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetesorë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 60 eurove për punëtorët shëndetësorë. Nga kjo Odë kanë thënë se janë të indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë.
Oda e Infermierëve ka thënë se shuma e ndarë është ofenduese për punonjësit shëndetësorë të cilët po punojnë në kushte shumë të rënda.
“Si OIK kërkojmë nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave, të punojnë në motivimin e punonjësve dhe t’u ofrohen kushte më të mira të punës. Kjo shumë, pos tjerash është ofenduese për punonjësit shëndetësorë të cilët po punojnë në kushte shumë të rënda në përballje me virusin Covid 19. Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të infermierëve dhe kjo qasje e Qeverisë vetëm shton nënvlerësimin karshi tyre dhe i kontribuon klimës së largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova. Si OIK kërkojmë nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave, të punojnë në motivimin e punonjësve dhe t’u ofrohen kushte më të mira të punës”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook.