Qeveria e Zvicrës ka nënshkruar një projektligj që ndalon Hamasin dhe e klasifikon atë si një “organizatë terroriste”.
Sipas ligjit, i cili tani duhet të rishikohet nga parlamenti, Hamasi, grupet pasardhëse të tij dhe çdo grup që vepron në emër të tij, do të ndalohet.
Qeveria zvicerane njofton se kushdo që shkel ndalimin do të përballet me burg ose gjobë./UBTNews/