UBT News

Qeveria zgjat edhe për dy vjet afatin e aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Qeveria e Kosovës ka vazhduar edhe për dy vjet mundësinë e aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje viktimave të dhunës seksuale në luftë që të aplikojnë e të realizojnë të drejtën e tyre me ligj. Ai ka përsëritur se procesi i aplikimit është konfidencial.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi e përkrahjen tonë shoqërore për ta luftuar stigmën me të cilën ende përballen”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version