Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.
Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.
Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.
Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.