Qeveria e Kosovës ka votuar pro shpronësimit të pronave që duhen për projektin për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.
Të gjithë pjesëtarët e kabinetit të ekzekutivit votuan pro kësaj pike të rendit të ditës, e cila u prezantua nga Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konsrevimit, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”, ishte pika e prezantuar nga Aliu.