Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era dhe për dhënien e mbështetjes për kapacitete deri në 150 megavat.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi vendimin edhe për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, ku kryesues u emërua Mentor Berisha, ndërkaq anëtar, Fadil Bejta, Merita Gashi, Alban Krasniqi dhe Sadije Gashi.
Gjithashtu qeveria i dha dritën e gjelbër vendimin për shpronësime që preken nga realizimi te Kompleksi Memorial në Reçak, si dhe për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Zahaq.
Krahas këtyre, ekzekutivi emëroi Rrustem Thaçin kryetar të komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.