Qeveria ukrainase tha se kanë rënë dakord për nëntë korridore evakuimi nga qytete të ndryshme, duke përfshirë edhe qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit.
Korridoret janë projektuar për të mundësuar transportin e sigurt të ndihmave humanitare mes qyteteve dhe kalimin e sigurt të banorëve që duan të largohen nga Ukraina.
Ditët e fundit u pa rritje e numrit të veturave private që u larguan nga qyteti i Mariupolit ndonëse ende nuk u krijua ndonjë korridor zyrtar. Për ditë të tëra, një kolonë humanitare e destinuar për në qytet është bllokuar në Berdiansk, rreth 80 kilometra në perëndim./UBTNews/