Qeveria spanjolle është nën kritika për akuzat se oficerët e policisë janë infiltruar në grupe të majta ekstreme dhe grupeve të gjelbra dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale me aktivistët për të fituar besimin e tyre dhe për të marrë informacion.
Skandali shpërtheu kur media katalanase La Directa raportoi në janar se një oficer policie me emrin Daniel Hernandez kishte marrëdhënie seksuale me anëtarë të ndryshëm të një grupi të Barcelonës dhe lëvizjeve të majta që nga viti 2020.
Kjo në një rast zgjati gati një vit, sipas botimit alternativ me bazë në kryeqytetin katalanas. Gjashtë gra kanë bërë kallëzim ndaj oficerit duke e akuzuar atë për abuzim seksual.
Një nga avokatet e grave, Mireia Salazar, i tha AFP se qëllimi i ankesës ishte “të dihet se deri ku shkojnë këto praktika, të cilat sipas mendimit tonë, nuk kanë asnjë justifikim ligjor”.
Skandali u thellua pasi grupi aktivist i klimës Extinction Rebellion tha javën e kaluar se ishte infiltruar nga një police femër e cila “kishte marrëdhënie seksuale me të paktën një nga anëtarët e saj”.
Çështja kujton rastin në Britani të Kate Wilson, një aktiviste mjedisore e cila u mashtrua ngjashëm nga një oficer i fshehtë për gati dy vjet.
Në një vendim historik në vitin 2021, një gjykatë arriti në përfundimin se policia kishte shkelur të drejtat e saj njerëzore./UBTNews/