Siria zyrtarisht ka kërkuar ndihmë sipas një skeme që është krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore – Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.
Turqia tashmë ka kërkuar ndihmë, megjithëse ka zgjeruar kërkesën e saj për ndihmë për batanije, tenda dhe ngrohëse.
Nga Bashkimi Evropian thanë dje se po kërkojnë t’i ofrojnë ndihmë Sirisë përmes rrjeteve ekzistuese humanitare. Brukseli nuk e njeh Bashar al-Assad-in si kreun legjitim të shtetit dhe ka vendosur sanksione ndaj regjimit, dhe kontaktet janë përgjithësisht të nivelit të ulët mes Damaskut dhe Brukselit.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë gjithashtu se ekipet duhet të kenë mbështetjen e autoriteteve në terren, përndryshe do të jetë e pamundur të punohet në mënyrë efektive dhe të sigurt./UBTNews/