UBT News

Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

Sipas ministres, aspektet kryesore lidhen me rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar.

Aspekte kryesore lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirë oganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu. 

Exit mobile version