Kryeministri Albin Kurti ka thënë se skemën e shtesave për fëmijë po e sjellin të ridizajnuar dhe me rritje. Ai ka thënë se për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.
Ai ka thënë se as një qeveri në të kaluarën nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët.
“Asnjë qeveri nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët, nisur nga praktika e tyre edhe neve na thonin se nuk do të mund të realizonim premtimet për shtesat për fëmijë sepse nuk do të kishte buxhet. Por ja që u dashtë të vinte një qeveri si kjo e jona progresiste, demokratike, e që ka në qendër mirëqenën e secilit qytetar që më në fund edhe nënat dhe fëmijët të ndjen dorën e mirë të shtetit. Kemi edhe një lajm të mirë, Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim te ri dizajnuar dhe me rritje të shtesave të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nënë ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj secilin, ndërsa për nënat që kanë tre fëmije e më shumë shtrat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve”, ka thënë ai.