UBT News

Qeveria propozon shtesat për policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka treguar shtesat për secilën kategori të PK-së.

“Pas shqyrtimeve dhe analizave me Ministrinë përkatës si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë të cilën do ta propozoj para jush. Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtetasve të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të s shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe demonim. Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdoj për sa kohë të jetë e nevojshme”, deklaroi ai.

Exit mobile version