Qeveria e Kosovës ka pranuar se ka pasur përkeqësim në fushën e lirisë së mediave, pas raportit të Reporterëve Pa Kufij se Kosova ka rënë për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e shtypit.
Kosova renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti 2023 që ishte në vendin e 56-të, ndërsa në vitin 2022 ishte renditur e 61-ta.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka bërë thirrje për mos dekurajim, pasi sipas tij, ky nuk ka qenë vit i lehtë. Ai në një postim në Facebook ka renditur dy çështje kryesore që sipas tij kanë diktuar renditjen e Kosovës – ngjarjet në veri dhe rasti i Klan Kosovës.