UBT News

Qeveria polake shpall programin për të mbrojtur zgjedhjet presidenciale nga ndikimi rus

Qeveria polake ka njoftuar një program të ri për të mbrojtur sigurinë kombëtare në internet përpara zgjedhjeve presidenciale të majit. Programi, i quajtur “Ombrella Zgjedhore”, u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet Dixhitale, Krzysztof Gawkowski. Qëllimi i programit është të luftohet dezinformimi, të rregullohet financimi i fushatave zgjedhore dhe të trajnohen komisionet zgjedhore.

Gawkowski e theksoi se Polonia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj krimit kibernetik, duke raportuar se shërbimet polake mbyllin mbi 200 domene interneti çdo ditë që përmbajnë material të dëmshëm. Ai paralajmëroi se individët që përpiqen të bashkëpunojnë me shërbimet ruse për të ndikuar në zgjedhje mund të përballen me dënime të ashpra. Sipas tij, polakët po rekrutohet në internet dhe u ofrohen deri në 4,000 euro për të bashkëpunuar me shërbime ruse.

Megjithatë, opozita polake, përmes partisë Ligj dhe Drejtësi, e ka cilësuar këtë program si një tentativë për censurën e internetit dhe një sulm ndaj demokracisë. Deputeti Przemyslaw Czarnek shprehu kundërshtimin, duke thënë se nuk mund të përdoren mjete të papërshtatshme për të mbrojtur zgjedhjet.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Poloni do të mbahet më 18 maj. Partia Ligj dhe Drejtësi do të prezantojë platformën e saj dixhitale javën e ardhshme.

 

Exit mobile version