UBT News

Qeveria palestineze në Gaza: Izraeli ka shkelur mbi 350 herë armëpushimin

Zëdhënësi i qeverisë palestineze në Rripin e Gazës, Ismail al-Sawabite, ka bërë të ditur se Izraeli ka shkelur mbi 350 herë armëpushimin e nënshkruar më 19 janar.

Izraeli pushtues e ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit më shumë se 350 herë që nga nënshkrimi i saj. Kjo situatë dëshmon qartë se Izraeli vazhdon të shkelë përgjegjësitë e tij dhe se ai sfidon komunitetin ndërkombëtar“, njoftoi Sawabite në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale X,

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza.

Më 11 shkurt, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh, njoftoi se 92 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e drejtpërdrejta të Izraelit në Rripin e Gazës që nga marrëveshja e armëpushimit.

Exit mobile version