UBT News

Qeveria nis procedurat për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës

Qeveria e Kosovës, ka themeluar Komisionin Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për Themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se Komisioni do të vendos parimet bazë dhe ndërmarrjen e hapave konkret.

Sipas tij Fondi ka për qëllim për rindërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues.

“Në përputhje me zotimin tonë me themelimin e Fondit Sovran sot po e marrim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të atij premtimi. Me synim për sigurim të kapitalit dhe rritjes së konkurrencshmërisë, me qëllim për rindërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues, përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës themelon Komisionin ekzekutiv që do të vendos bazën”.

Exit mobile version