Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për financimin e kërkesave të
shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
15 mijë euro janë ndarë për pensionet bazike-sociale; 15 mijë euro për financimin e kërkesave të
shoqatave përkatëse të pensionistëve; 34 mijë e 610 euro për Zyrën e Kryeministrit në
kategorinë e subvencioneve dhe transfereve; dhe 34 mijë e 610 euro për financimin e
kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
Vendimet e tjera që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë mund t’i gjeni këtu./UBTNews