UBT News

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të hënën ku ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike.

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Exit mobile version