Qeveria e Kosovës ka ndarë nëntë milionë euro për subvencionimin e komunave të prekura nga vërshimet. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me urgjencë është mbështetja e ekonomive familjare dhe rimëkëmbja e tyre pas kësaj fatkeqësie natyrore.
Komunat e subvencionuara janë të prekura nga vërshimet në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.
“Nga tri kategoritë që janë të dëmtuara nga vërshimet që janë ekonomitë familjare, bujqësia si dhe bizneset kemi prioritizuar që fillimisht që me urgjencë të mbështesim ekonomive familjare, në mënyrë që mbështetja për ta për ta tejkaluar dhe për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësia natyrore me të cilën janë ballafaquar të jetë e para në radhë. Për këtë qëllim ndajmë ose propozojmë me këtë vendim që të ndahen nëntë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen ose të ofrohet ndihma financiare në vlerën prej 90 për qind në krahasim me dëmet e vlerësuara për secilën prej ekonomive familjare të ndikuara nga këto dy vërshime”, deklaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.