Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 25-të ka aprovuar ndarjen buxhetore prej 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë që janë angazhuar për dhënien e vaksinave ndaj COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kjo ndarje buxhetore është shumë e rëndësishme për gjithë punën që kanë bërë këta infermierë, njofton Klankosova.tv.
“Ndarja e 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë për dhënien e vaksinave kërkesat e vazhdueshme për dhënien e vaksinave sidomos në komunën e Prishtinës propozoj që të aprovohet kjo ndarje buxhetore pasi janë në pritje”.
“Duke pas parasysh rëndësinë e procesit të vaksinimit sidomos në komunën e Prishtinës duke parë që edhe interesimi i qytetarëve është shumë i madh propozoj që të votohet ky propozim”.
Të gjithë votuan pro kësaj ndarje buxhetore.