Qeveria e Kosovës ndan 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave dhe 100 mijë euro të tjera për investimin në infrastrukturë. Këto mjete janë në kuadër të zbatimit të masës 1.3 dhe masës 5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar edhe koncept-dokumentin për Kodin e Procedurës Civile.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në paraqitjen e këtij dokumenti tha se struktura e tij do të përbëhet nga pesë pjesë.
Po ashtu qeveria ka miratuar edhe koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, po ashtu i janë propozuar Kuvendit të Kosovës, emrat e dy kandidatëve, Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi Loku për dy pozita të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.