UBT News

Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit në vlerë 25.5 milionë euro, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës në vlerë 23.2 milionë euro. Qeveria ka ndarë edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike.

Ekzekutivi ka vendosur masa kufizuese kundër Grupit Wagner – një etnitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë sanksionet ndaj këtij Wangner janë në kuadër të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja.

“Për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA dhe që implementohen nga ana e Republikës sonë në raport me obligimet ndërkombëtare kundër grupit Wagner dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatën ushtarake ruse”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje për subvencionin për ata që kanë kursyer energjinë elektrike.

“Në kuadër të mbështetjes enorme që si qeveri kemi aplikuar ndaj sistemit energjetik që faturat e qytetarëve të jenë së më të përballueshme dhe që dimri të jetë sa më i lehtë i mundshëm, kemi pasur disa masa që janë zbatuar nga qeveria jonë, duke përfshirë edhe subvencionimin direkt që është bërë që nga shkurti i vitit të kaluar, por edhe masa të tjera… Bëjmë ndarjen e radhës që tashmë bëhet nga kontigjenca për energji, nga fondet e BE-së që kemi pranuar në shumë 67.5 milionë euro dhe ndarja për këtë masë do të jenë në vlerën 6 milionë euro që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë eklektike”, ka shtuar ai.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos, ku kryesuese do të jetë: Edona Nahi, ndërsa anëtarë: Besart Uka, Fitim Rraci dhe Genc Hyndozi.

Qeveria ka ndarë rreth 300 mijë euro për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas dhe afgan, të strehuar në Kosovë.

Exit mobile version