UBT News

Qeveria ndan 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen e Kujtim Veselit, i cili u përdhunua e u vra në Fushë Kosovë.

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen nga zyra e kryeministrit që sado pak kjo familje të mbulojë shpenzimet.

“Vitin që shkoi gjykata e dënoi me 25 vjet burgim të akuzuarin për dhunimin e 11 vjetarit ashkali nga Fushë Kosova. Kujtimi kishte ndërprerë shkollimin”, deklaroi Kurti.

I ndjeri Kujtim Veseli, u gjet i vdekur më 11 korrik të vitit 2019 poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë. S.O. më pas ishte dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale dhunim dhe vrasje.

Exit mobile version