UBT News

Qeveria ndan 15 milionë për krijimin e vendeve të reja të punës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të shërbejnë për punësim, rikthim të personave në punë dhe punësimin e grave, transmeton Klankosova.tv.

“Ju bëj thirrje punëdhënësve që të bëjnë deklarimin e punëtorëve”, është shprehur Murati.

Kjo shumë është ndarë në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, gjegjësit masës 1 – Mbështetje për Punësim.

Exit mobile version