UBT News

Qeveria ndan 10 milionë € për familjet kosovare, subvencionohen kreditë për konsum

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pjesë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike prej 10 milionë euro, si mbështetja për likuiditetin familjarë.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta.

Madje sipas tij, njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale.

“Përmes këtij vendimi Ministria e Financave propozon ndarjen e 10 milionë eurove, për mbështetjen e Likuiditetit familjar”.

Exit mobile version