Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me shpronësimin e pronave për realizimin e disa projekteve.
Shpronësimi i pronave do të bëhet në: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë, Komuna e Gjilanit, për të vazhduar më tej me ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek kalimi kufitar në Dheun e Bardhë.