UBT News

Qeveria miraton vendimin, mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union's parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë për një vit rrjetin social TikTok. Zyrtarizimi i vendimit u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok në Shqipëri.

Faza e ndërprerjes së aksesit në këtë platformë do të zgjasë 12 muaj.

Ministrja tha se ky vendim ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

Ndërprerja e aksesit në TikTok, theksoi Manastirliu, do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, brenda një periudhe të shkurtër kohore, e cila do të zgjasë disa ditë ose maksimumi një javë.

Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe rastet e dhunës fizike. Grupi i punës ka përfshirë të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë parasysh faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale. Si rezultat, kemi rekomanduar mbylljen ose kufizimin e aksesit në TikTok për një periudhë 12-mujore që do të na mundësojë marrjen e masave të tjera. Po ashtu, kemi nisur një komunikim me TikTok për të marrë masa të mëtejshme, duke vendosur filtra që ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme,” tha Manastirliu.

Exit mobile version