UBT News

Qeveria miraton propozimin e kandidatëve për bord të AKP-së

Qeveria ka miratuar propozimin e kandidatëve për bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së.

“Në programin qeverisës kemi paraqitur ndryshim rrënjësor. Pas miratimit në Kuvend ky bord do të ketë përgjegjësi për këtë transformim. Jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur probleme. Gjithashtu në qershor të vitit 2012 edhe kreu i kësaj agjencie pat përjetuar vdekje të dhunshme duke marrë lëndime me thikë. Po i propozojmë Kuvendin bordit e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit. Presim të ndërmarrin masa.

“Propozojmë për shqyrtim dhe miratim për t’i propozuar Kuvendit kandidatët për drejtor, Nazmi Mikullovci, Mentor Hyseni, Violeta Arifi, Xhevdet Neziri, Avni Ajdini. Ne i kemi përfill të gjitha kriteret ligjore dhe do të jetë bordi i fundit i AKP. Pas aprovimit vendimi me kandidat i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”. 

Exit mobile version