UBT News

Qeveria miraton planin e punës, prioritet vaksinimi i popullsisë

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë prezantimit të programit qeverisës tha se prioritet është menaxhimi i pandemisë si dhe sigurimi i vaksinës Covid-19, që deri në fund të vitit të vaksinohet 60% e popullsisë, raporton Ekonomia Online.

Tutje Kurti tha se vitin e ardhshëm do të shuhet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, derisa ka përmendur edhe vettingun në sistemin e drejtësisë.

Ai ka përmendur edhe ndërtimin e 160 çerdheve si dhe sigurimin e banimit për 4 mijë familje. Ai tha se do të aplikojnë edhe për kartën e Adriatikut, si dhe duke bërë dialog me Serbinë për njohje reciproke, po ashtu do ta përgatisin edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

“Gjatë muajit prill kemi punuar për të identifikuar prioritetet e qeverisë. Qeveria synon të fokusohet në dy prioritete menaxhimi i pandemisë Covid-19 dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara  nga pandemia. Menaxhimi i pandemisë është duke u bërë në shumë fronte dhe prioritet mbetet sigurimi i vaksinës dhe shumë shpejtë do të sigurohen vaksinat që deri në fund të vitit të imunizojmë 60%.Vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit. Programi pasqyron orientimet e politikës së Jashtme dhe do të aplikojmë  anëtarësim në BE. Nuk do të ketë asnjë qytetar me varfëri ekstreme dhe do të reformojmë sistemin pensional. Do të ndërtohen 160 çerdhe për fëmijë, do të mundësojmë banim social për 4 mijë familje, përmes rritjes së pagës minimale 250 euro. Në infrastrukturë do të mundësojmë ndërtimin e aksit Prizren-Tetovë”.

Exit mobile version