Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Qeveria ka vendosur për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A..