UBT News

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCOVID. Vendimi përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten, në orën 18:00.

Me masat e reja do të ketë kufizim të lëvizjes në komunat që janë në zonën e kuqe dhe orë policore.

Në komunat me rrezik të mesëm operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë.

Ndërkaq në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Vendimin e plotë e gjeni këtu./UBTNews

Exit mobile version