UBT News

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill, ndërsa lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Institucionet publike dhe private obligohen që të punojnë vetëm me staf esencial. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi./UBTNews

Exit mobile version