Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim që prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe ahengjet familjare të bëhet vetëm nëse dëshmohet për certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose testin për negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
Tjetra dëshmi është nëse personi e ka kaluar virusin COVID-19 në 180 ditët e fundit. Ndërkohë, këtyre iu lejua puna deri në orën 03:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se këto masa janë në përputhje me situatën epidiomiologjike, por duke mos cenuar as situatën ekonomike. Sipas tij, në të ardhmen nuk përjashtohet masa më rigoroze.