UBT News

Qeveria miraton marrëveshjen për kredinë e 40 milionë eurove

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MEPI).

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se kredia kap vlerën e 40 milionë eurove, e që sipas tij, për këtë kredi nuk do të ketë tarifë shërbimi.

“Në kuadër të luftimit të efekteve ndaj pandemisë, ne kemi marr një sërë masash. Si rrjedhojë e kësaj është edhe marrëveshja e kredisë, ky projekt ka vlerën prej 40 milionë euro, për financim të projekteve kapitale. Për këtë kredi nuk do të paguhet tarifë shërbimi”.

Exit mobile version