Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.
Kryeministri Albin Kurti tha se pas analizës së bërë kanë ardhur në përfundim se dokumenti i prezantuar i plotëson standardet.
“Pas analizës së bërë në kuadër të këtij draft dokumenti, vlerësohet si më i përshtatshmi për t’i adresuar problematikat”, tha kryeministri Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se inicimi i këtij ligji i bënë me efikas institucionet në konfiskimin e pasurisë.
“Projektligji i tillë mund t’i përcakton mjetet, ky ligj do të gjejë zbatim dhe do të mbrojë interesin publik. Ministria e Drejtësisë në përputhje me planin vjetor ka paraparë rregullimin për çështjen e pasurisë në mënyrë të pajustifikueshme. MD-ja pas miratimit do të hartojë projektligjin, i cili do të përmbajë në lidhje me hetimin e pasurisë që i takon personave të dyshuar, dhe do të synohet të formohet një agjenci e pavarur që i inicion procedurën e personave që kanë përfituar pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi ajo.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se zbatimi u opsionit të rekomanduar të këtij dokumenti do të prodhojë kosto shtesë prej 600 mijë euro.