Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, deklaroi se angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin që lamë pas duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023.
“Kështu të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti”, theksoi Kurti.
Ai tha se Qeveria e ka nisur mbarë këtë vit.
Në mbledhjen e parë për këtë vit, qeveria miratoi Projektligjin për investime të qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti theksoi se projektligji në fjalë nxitë investimet dhe zhvillimin ekonomik.
Ekzekutivi miratoi, po ashtu edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.
Duke marrë parasysh krizën energjetike, qeveria sërish miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.