Qeveria e Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit te energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës.
Qeveria në mbledhjen e sotme, ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos.
“Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar”.
Ekzekutivi vendosi masa kufizuese kundër Grupit Wagner – një etnitet ushtarak privat i pa inkorpruar, me bazë në Rusi.
Ndërkaq, ndan sërish mjete për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas dhe afgan, të strehuar në Kosovë.
Në anën tjetër, ekzekutivi ndau edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike.